Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Suedisë në Kosovës, Mats Staffansson me të cilin diskutuan për zhvillimet në fushën e Drejtësisë në Kosovë dhe zhvillimet në kuadër të procesit të integrimit Evropian.
“Ministri Kuçi duke theksuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, njoftoi Ambasadorin Staffansson për hapat që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës, respektivisht ato të drejtësisë në përmbushjen e kritereve të Udhëzuesit për liberalizim të vizave”, thuhet në një komunikatë të lëshuar për media.
“Kuçi ka theksuar se perspektiva Evropiane është një ndër prioritetet për Kosovën, dhe institucionet e Kosovës janë dedikuar në kryerjen e obligimeve në kuadër të përafrimit me standardet Evropiane”, vazhdon komunikata.
Në anën tjetër, Ambasadori Staffansson, ka thënë se Suedia do të vazhdojë ta mbështes Kosovën, për përmbylljen e shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave, bazuar në përmbushjen e kritereve.
“Të pranishmit vlerësuan lartë edhe bashkëpunimin bilateral në mes të dy vendeve, duke potencuar edhe vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Suedisë”, përfundon komunikata./Arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...