Blerand Stavileci në një konferencë për medie ka thënë se qytetarët sot do të zgjedhin një fillim të ri.
“Të gjitha përmasat dërgojnë tek një gjë e tillë. Falënderojmë policinë e Kosovës dhe KFOR-in që po merren me sigurimin e vendit meqenëse po lajmërohen nga komuna se Serbia po mundohet të prish qetësinë në vend. Duhet ta tejkalojmë këtë ne”, ka thënë ai, shkruan arbresh.info.
Stavileci ka shtuar se nuk kanë asgjë të raportuar që lidhet me PDK-në, e që mund të prishë procesin zgjedhor.
“Ne nuk kemi marr informata se dikush nga ne i partisë tonë është i kyçur në OJQ. Ne kemi komisionerët tanë dhe ata e ruajnë procesin zgjedhor. Ne i përkrahim të gjithë vëzhguesit si vendor ashtu edhe ndërkombëtar që përkrahin procesin zgjedhor”, tha ai./arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë