Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e motivuar politikisht

23:54 | 6 Prill 2026
E.G

Studenti i drejtësisë dhe njëri nga organizatorët e protestës në Shkup, Yll Paçuku në Edicionin Special në Klan Kosova tha se protesta e sotme ndaj lejimit që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe, nuk  është e motivuar politikisht

“Shqiptarët janë popull autokton në këto troje, shqiptarët e Maqedonisë janë shtet formues, shqiptarët janë me tre Universitete, shqiptarët janë me gjuhë zyrtare dhe studentëve shqiptar që studiojnë juridikun  ju takon edhe me kushtetutë edhe me ligj, por edhe sikur mos të ishin këto ligje do të ishte e kuptueshme, por ne kemi rrethanat të cilat kemi ligj që qartë e thekson këtë gjë dhe nuk kemi pra motiv nga ministri që të zbatoj, gjë që e bënë këtë çështje edhe më absurd”, ka thënë Puçuku.

Ndër të tjera ai tha se mos zbatimi ka të bëjë direkt me pushtetin të cilët kanë fituar duke i sulmuar shqiptarët të cilët jetojnë në Maqedoninë e Veriut.