Katër organiziata studentore të Universitetit të Prishtinës kanë dalë në mbështetje të marshit për drejtësi të cilin e ka organizuar platforma “Liria ka Emër” më 2 prill në ora 14:00 në Prishtinë, një ditë para nisjes së procesit gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.
Unioni Demokratik Studentor, Unioni i Studentëve Proeuropian, Opinioni i Pavarur Studentor dhe Paqja Studentore u kaanë bërë thirrje të gjithë studentëve që të bashkohen në këtë marsh për drejtësi.
“Si brez i ri i Kosovës, jemi rritur me rrëfimet e prindërve tanë për vuajtjet e sakrificat si çmimi më i shtrenjtë për çlirimin e vendit. Jemi rritur me rrëfimet e familjeve të dëshmorëve, martirëve, të zhdukurve e të dhunuarve të luftës. Jemi edukuar që ta nderojmë e mos ta harrojmë kurrë sakrificën madhore të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ta nderojmë kontributin e atyre që si studentë filluan organizimin për çlirimin e vendit”, thuhet në faqen zyrtare të kësaj organizate.
“Prandaj ne studentët kundërshtojmë përpjekjet për të ndryshuar historinë e luftës çlirimtare. Në emër të Organizatave Studentore Unioni Demokratik Studentor, Unioni i Studentëve Proeuropian, Opinioni i Pavarur Studentor dhe Paqja Studentore, me 2 prill ftojmë të gjithë studentët që bashkarisht të marshojmë për drejtësi e mbështetje të luftës së pastër të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj. Në ora 14:00 nisemi nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojmë në drejtim të sheshit Skënderbeu”, thuhet në postimin e organizatës studentore./arbresh.info/
lexo edhe:
“Liria ka emër” organizon Marsh për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...