Parlamenti Studentor dhe Këshillet Studentore të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, kanë paralajmëruar protestë, për siç kanë thënë ata, neglizhencës që po ua bën Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), shkruan lajmi.net.
Sipas tyre çështjet që ata neglizhohen janë bursat për studentët e dalluar, stopimin e financave të aktiviteteve dhe vizita studimore edhe për shumë çështje të tjera ku shihet diskriminim i hapur.
“Parlamenti Studentor dhe Këshillet Studentore organizojnë protestë paqësore me 11.12.2018 (e martë) para objektit të MASHT-it të. Nisja bëhet nga objekti i Universitetit “Isa Boletini” në ora 11:00 dhe ftohen të gjithë studentët të marrin pjesë në protestë për të kërkuar të drejtat e tyre”, thuhet në njoftimin e tyre që bënë në faqen e tyre të rrjetit social Facebook.
Për pakënaqësitë e tyre ka disa ditë që studentët e universiteteve të Shqipërisë janë duke protestuar.

Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër