Me një kumtesë të përbashkët, dërguar medieve, gjashtë organizatat studentore kanë dalë në përkrahje të manifestimit të nesërm paqësor të organizuar nga opozita.
Në këtë kumtesë studentët kanë thënë:
Duke pasur parasysh gjendjen e rëndë nëpër të cilën po kalon Republika jonë, jemi të vetëdijshëm që ne studentët nuk mund të jemi indiferent e të mos shprehim vullnetin tonë. Agresioni i Serbisë ndaj Kosovës i shprehur përmes dy marrëveshjeve të fundit po e cungon jetën e qytetarëve të Kosovës përfshi edhe neve, studentëve. Me këto marrëveshje, përpos që po i falet tokë Malit të Zi, po lejohet edhe ndarja etnike e territorit të Kosovës dhe e Universitetit të Prishtinës, gjë të cilën ne nuk do ta lejojmë.
Prandaj, me 28 nëntor, ne organizatat e poshtëshënuara, përfaqësues të studentëve të Universitetit të Prishtinës do të përkrahim masivisht tubimin paqësor në sheshin Zahir Pajaziti kundër marrëveshjeve të fundit me Serbinë. I bëjmë thirrje të gjithë studentëve që paqësisht te bashkohen në manifestimin për Republikën!
Organizatat pëkrahëse:
USPE – Unioni i pavarur proevropian
RENP – Reforma ne Proces
FER- Fryma e re studentore
SKV- Lëvizja studentore për barazi- Studim Kritikë Veprim
LSI- Lista studentore për Integrim
USSH- Unioni i studentëve shqiptar
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...