Protestuesit e kanë bllokuar derën e objektit të Rektortit të Universitetit të Prishtinës, pasi që Këshilli i Etikës në mbledhjen e së mërkurës nuk mori ndonjë vendim në lidhje me denoncimet e studenteve ndaj profesorit Xhevat Krasniqi për ngacmimet seksuale.
“Ngacmimi seksual është krim, nuk është gjuhë e papërshtatshme”, bërtasin studentët teksa bllokojnë derën.
Nga 27 studente po dyshohet se janë falsifikuar 9 nënshkrime të studentëve, ndërsa nuk po ju besojnë historisë së studenteve.
“Anëtarëve të Këshillit të Etikës, më shumë ju intereson vlerësimi në Sems, se sa ngacmimet seksuale nga Xhevat Krasniqi”, disa nga fjalët e aktivistes.
“Përqafimi i padëshiruar është sulm seksual, Xhevat Krasniqi nuk ka vend në UP, për aq kohë sa nuk merret një vendim, komentet e trupit janë ngacmim seksual, po ashtu ngjyra e buzëve”, bërtasin studentet teksa qëndrojnë për të bllokuar derën.
Ndërsa, teksa po zhvillohet protestë tek dyert e UP-së, Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” po mban mbledhje në të cilën po dëshmojnë tri studente të cilat janë në mesin e rreth 27 vajzave që e kanë denoncuar profesorin Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual.
Këshilli i Etikës së UP-së përbëhet nga katër anëtarë burra: Izet Morina, Skender Muji, Arben Hajdari dhe Rrezart Galica.
Mbledhja është e hapur për media, mirëpo është kërkuar që për shkak të konfidencialitetit të dëshmitareve që janë duke dëshmuar aktualisht, mediat të mos marrin pamje./Arbresh.info



Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...