Dje ka përfunduar afati i aplikimit të maturantëve në Universitetin e Prishtinës.
Profesori i UP-së, Blerim Rexha ka publikuar listën e programeve studimore më të kërkuara nga maturantët që këtë vit aplikuan në Universitetin e Prishtinës.
Sipas kësaj liste drejtimet më të kërkuara në Universitetin e Prishtinës janë ato të mjekësisë, e para në listë është stomatologjia, e ndjekur nga mjekësia e përgjithshme, farmacia e infermieria.
Lista vazhdon me edukimin fillor, psikologjinë, fizioterapinë, dhe edukimi në fëmijërinë e hershme.
Pastaj vazhdon me shkencat kompjuterike dhe arkitekturë.
Rexha ka bërë të ditur se janë po ashtu gati edhe 50 programe tjera në Universitetin e Prishtinës që nuk arritur të joshin më pak se 50% të numrit të planifikuar të studentëve.
Ai ka kërkuar reflektim nga menaxhmenti i Universiteti i Prishtinës dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që të mos injorohen kërkesat e tregut. /arbresh.info/

Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00