Kryetari i Serbisë, me leje të Qeverisë së Kosovës, nesër do të qëndrojë në Mitrovicë. Atje, sipas paralajmërimeve, ai do të vendosë kurorë në vendin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ndërsa në mbrëmje do të jetë Graçanicë. Vuçiq do t‘i kalojë këto dy ditë në Kosovë për të dëshmuar se “Beogradi është me serbët e Kosovës” dhe “për t’i trimëruara serbët që të qëndrojnë në trojet e veta”.
Një zyrtar i shtetit serb, besnik i madh i Vuçiqit e ministër i Punëve të Brendshme të këtij vendi, Nebojsha Stefanoviq e ka komentuar këtë vizitë në tv pink, transmeton Koha.net.
Sipas tij, kjo është vizitë e rrezikshme dhe sfidë e madhe e sigurisë.
“Vrasja e Oliver Ivanoviqit lë hapësirë dyshimi kush krejtësisht ka mundur të marrë pjesë në të dhe e bën këtë vizitë shumë të ndërlikuar. Porse me Vuçiqin nuk mund të flitet për këtë temë, nga ky qëllim nuk mund ta kthejmë, ai nuk e mendon nëse siguria e tij personale është e rrezikuar “, ka thënë ai.
Sipas tij, Vuçiq në Kosovë do të bisedojë me njerëz, ai dëshiron të dëgjojë cila është ngarkesa e tyre aktuale më e madhe dhe do që me praninë e vet t’iu dërgojë si garanci se ata njerëz nuk janë të harruar.
“Kjo është shumë e rëndësishme. Vuçiqi nuk do të shkojë atje për 15 minuta, që të fotografohet, të japë një deklaratë dhe ja kjo e gjitha, ashtu siç bëjnë shumë të tjerë. Jo vetëm që do të jetë dy ditë, ai do të qëndrojë atje për të biseduar, do të bisedojë edhe në veri të Ibrit e edhe në jug të tij, gjithë këtë kohë do t’ia kushtojë popullit të vet”, ka thënë shefi i policisë serbe.
“Është pjesë e vendit tonë ku Serbia aktualisht nuk ka kompetenca të plota, por pavarësisht nga kjo, sipas tij, përkujdeset për popullin e vet që jeton atje”, thotë ministri serb.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...