Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur të shtunën në një hotel në periferi të Prishtinës në një takim pune të mbyllur për media.
Blerand Stavileci ka deklaruar Klan Kosovës se ky takim është vazhdimësi e atyre që PDK-ja po zhvillon për zgjedhjet lokale.
Ai ka mohuar se në të është diskutuar për seancën konstituive të 3 gushtit, duke theksuar se koalicioni PAN i ka votat për formimin e qeverisë.
Stavileci kur ka folur për votat nuk ka përmendur emra, por ka thënë deputetët që do ta mbështesin qeverinë jashtë PAN-it janë ata që vazhdimisht kanë punuar për të mirën e vendit./Arbresh.info/
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...