Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me USAID-in, sot organizuan forumin e nivelit të lartë për energjinë “Strategjia e Energjisë dhe Liberalizimi i Tregut”.
Në këtë forum u diskutua për rëndësinë e strategjisë së energjisë dhe zbatimin e saj, për sfidat aktuale dhe të ardhshme të liberalizimit të tregut, për reformat kyçe që do të ndërmerren dhe për zbatimin e masave të buta WB6. Gjithashtu, pjesë e diskutimit ishte edhe vazhdimi i përpjekjeve për integrimin rajonal të tregut, si dhe detyrimet e rëndësishme ndërkombëtare të cilat i ka marrë përsipër Kosova, ku siguria e furnizimit me energji vazhdon të ketë rëndësinë strategjike për sigurinë e brendshme dhe prosperitetin e ardhshëm ekonomik të vendit tonë.
Hapjen e forumit “Strategjia e Energjisë dhe Liberalizimi i Tregut” e bëri Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i cili tha se sfida më e madhe me të cilën përballet sektori i energjisë vazhdon të jetë siguria e furnizimit me energji elektrike, si pasojë e vonesave në ndërtimin e termocentralit të ri të prodhimit të energjisë elektrike të bazuar në thëngjill, si dhe vonesave në zëvendësimin dhe rehabilitimin e kapaciteteve të prodhimit.
Si dokument afatgjatë thelbësor për zhvillimin e sektorit të energjisë, ministri Stavileci tha se strategjia e re përcakton objektivat themelore të Qeverisë në zhvillimin e sektorit të energjisë.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...