Dogana e Kosovës ka pritshmëri të rritjes së të hyrave ekonomike sivjet, krahasuar me vitin e kaluar.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë se deri më tani ka 12,97% rritje.
“Ne presim që të tejkalojmë shifrën e vitit të kaluar. Për momentin jemi 1 miliardë e 260 milionë, presim ta përmbyllim vitin me 1 miliardë e 600 milionë. Besoj që edhe më shumë do të arrihet të grumbullohet në fundvit. Është viti i katërt ose pestë që dogana thyen rekord në aspektin e mbledhjes së të hyrave dhe tejkalimin e vitit paraprak”, ka thënë ai në “Info Plus”
Ai ka thënë se me rastin e identifikimit të mallrave të kontrabanduara, ka favor për rritjen e të hyrave ekonomike.
“Ne i ndajmë ato në disa pjesë: mallra të sekuestruara, mallra të konfiskuara dhe mallra që janë të ndaluara deri në përfundimin e procedurave. Po presim që deri në fund të vitit të kemi mallra në shumën 2,5 ose deri në 3 milionë euro. Kjo është një mesatare që është gati çdo vit”, ka thënë tutje Stavileci.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë