Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci u ka dërguar një letër mirënjohje deputetëve zviceran që shprehen shqetësimin e tyre për sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Ajo përmes një letre ka shprehur vlerësimin e saj karshi 13 deputetëve që në mënyrë unanime kritikojnë qasjen e Brukselit.
Ky është reagimi i saj:
Kam dërguar letër mirënjohje deputetëve zviceran të cilët shprehën shqetësim për masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, dhe kërkuan një qasje të drejtë dhe te balancuar nga .
13 deputetë në mënyrë unanime, kritikojnë qasjen e Bashkimit Evropian ndaj ngjarjeve të fundit në veri të vendit.
Dëshiroj të shpreh thellësisht vlerësimin për këndvështrimin që keni artikuluar në letrën tuaj. Kuptimi i mprehtë i kompleksiteti i situatës në Kosovë, tregon përkushtimin tuaj të palëkundur për promovimin e paqes, stabilitetit dhe përparimit brenda BE-së dhe më gjerë.
Në këtë drejtim, ne përshëndesim pikëpamjet tuaja për refuzimin e Serbisë për të respektuar Marrëveshjen, si dhe për provokimet e qëllimshme të Presidentit Vuçiq që nxisin kaos tek komunitetet që jetojnë në veri të Kosovës.
Kjo kryesisht përdoret për konsum personal dhe të brendshëm politik në Serbi. Qeveria jonë është e përkushtuar ndaj shtetit të së drejtës parim themelor i cili siguron barazi dhe drejtësi ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës.
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...