Deputetja e koalicionit VV-Guxo, Jeta Statovci, e ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se rregulli i ri që thotë se e ke të drejtën e propozimit vetëm tri herë, nuk argumentohet askund se ku ka qenë baza e këtij vendimi.
Statovci tha se Gjykata Kushtetuese lirisht mund të konsiderohet një lloj mbretërie me të drejtë vetoje, teksa shtoi se vetë ajo është për t’i respektuar aktvendimet e Kushtetueses.
“Tash me këto aktgjykimet e reja, kemi një lloj deformimi të asaj se cka kemi trashëguar dhe lirisht Gjykatën Kushtetuese lirisht mund ta konsiderosh si një lloj mbretërie me të drejtë vetoje që bën ndryshime kushtetuese pa kompetencat e saj”.
“Unë jam brenda asaj që duhet respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Qasja ime është më institucionaliste, respektoj institucionet por pavarësisht kësaj mbaj mendimet dhe opinionet e mija. Ne nuk kemi pasur ende një takim në kuadër të subjekteve tona politike të përbashkëta për ta diskutuar më tutje”, tha Statovci në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Tutje, ajo u shpreh se nëse gjykohet se ka rregulla të reja të lojës, atëherë zgjedhjet do të ishin e vetmja zgjidhje për dalje nga ngërçi.
“Në qoftë se gjykohet se ka rregulla të reja të lojës, atëherë instanca e vetme që i jep zgjidhje një çështje se ku është besimi qytetar pra është populli dhe kjo do të nënkuptonte zgjedhje të reja”, tha ajo.
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...