Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar sot për RTK se trajtimi i temës së urës në dialog, nuk nënkupton marrëveshje të reja.
“Të trajtosh çështjen e urës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja do të thotë të diskutosh modalitetet e zbatimit të marrëveshjeve të arritura për urën, jo marrëveshjet e reja. Njeriu duhet të dëgjojë me të vërtetë dhe të përpiqet të kuptojë këshillat unanime të të gjithë miqve dhe aleatëve”, tha ai.
Stano të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës (BE, SHBA, NATO, Mbretëri e Bashkuar) e kanë thënë shumë qartë dhe pa mëdyshje, se është në interesin e Kosovës të dëgjojë, miqtë.dhe aleatët, përndryshe njeriu rrezikon të mbetet vetëm dhe të lihet pas.
Bujar Loci vazhdon të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketbo...
Policia e Kosovës: Festoni me zemër, me kujdes dhe përgjegjë...
Zbulohet data kur nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...