“Gylistan” Edecation Center, përmes një njoftimi për media bën me dije se është e tronditur nga ngjarjet e fundit pas arrestimit të shtetasve turq, pesë prej të cilëve ishin pjesë e këtij rrjeti shkollash.
Në njoftim thuhet se jo vetëm të ndaluarit, por edhe i gjithë stafi ndërkombëtar i kolegjit “Mehmet Akif” posedon dokumente të qëndrimit të ligjshëm në Kosovë.
Stafi i kësaj shkolle thotë se ekstradimi i kuadrit të shkollës po bëhet në kohën kur shtetet perëndimore dhe evropiane me renome si Gjermania, Holanda, Franca, Suedia, Austria, Belgjika, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Kandaja kanë marrë në mbrojtje ligjore dhe politike personelin e shkollave të të njëjtit rrjet për shkak të frikës së persekutimeve, torturave dhe rrezikimit të jetës të të njëjtëve në Turqinë e sotme të trazirave.
“Kjo ngjason me persekutimet të cilat popullata e Kosovës ka përjetuar gjatë viteve të ‘90-ta nga regjimi i aparteidit dhe mbështetjes dhe mbrojtjes e cila iu është dhënë popullit të Kosovës nga po të njajtët shtete”, thuhet në reagimin e stafit./koha.net/
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...