Drejtuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së janë takuar me përfaqësuesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Prishtinë (OSBE).
Gjatë këtij takimi, është biseduar për draftimin e ligjit për RTK-në, sigurimin e një procesi transparent, përfshirjen e të gjitha palëve në këtë proces dhe zgjidhjen e çështjes së financimit të RTK-së përmes parapagimit, si parakusht për sigurimin e pavarësisë editoriale.
Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media të SPRTK-së, sindikalistët i njoftuan përfaqësuesit e OSBE-së me gjendjen e përgjithshme në Transmetuesin Publik përfshirë keqmenaxhimin, borxhet milionëshe, ndërhyrjet editoriale, mungesën e kushteve elementare të punës, etj.
“Sindikata e njoftoi OSBE-në për kërcënimin, presionin dhe masat ndëshkuese me të cilat po përballen në vazhdimësi punëtorët dhe sindikalistët e RTK-së nga menaxhmenti, përfshirë reagimin e fundit publik të drejtorit gjeneral, Mentor Shala, i cili, i fyeu, denigroi dhe kërcënoi punëtorët e tij, duke i quajtur baktere për të cilat ka antibiotik dhe punëtorë që nuk i hanë as qentë”, thuhet në njoftimin e kësaj Sindikate.
Hungaria miratoi rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës