Me qëllim që të ndihmohet në masat për mbrojtjen e punonjësve shëndetësor dhe të shërbimeve të tjera të cilat janë duke kontribuar së bashku në menaxhimin e situatës rreth Koronavirusit Covid-19, kompania “Spitex” Kosova ka dhuruar 40 000 maska kirurgjikale.
Ato, në emër të kompanisë, Ministrisë së Shëndetësia ia ka dorëzuar drejtori i Spitex Kosova, z. Dukagjin Hysa.
MSh shpreh falënderimin e saj për këtë kontribut për kompaninë në fjalë, i cili do të ndihmojë që sa më shumë persona të pajisen me maska mbrojtëse gjatë zbatimit të aktiviteteve për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Koronavirus Covid-19 dhe për kontribuuesit e tjerë të cilët në këtë situatë të ndjeshme, po kontribuojnë në ballafaqimin së bashku kundër Covid-19./arbresh.info/
Horoskopi për sot
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...