124 pacientë të konfirmuar e me dyshime për koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
78 nga ta janë të konfirmuar me Covid-19, ndërkohë 48 të tjerë janë në pritje të rezultateve. Drejtori i këtij spitali, Afrim Avdaj, ka dhënë detaje për Express rreth numrit të pacientëve që po trajtohen atje.
Sipas Avdajt, nga 124 pacientët e pranuar 13 janë në mjekimin intensiv të këtij spitali, MIQ, ndërkohë 12 të tjerë janë në CPAP maskë.
Gjatë 24-orëvve të fundit, Avdaj thotë se në spitalin që ai drejton janë kryer 110 vizita për koronavirus.
E spitali rajonal i Prizrenit është ndarë në tri ndërtesa për trajtimin e pacientëve me Covid-19.
Në ndërtesën e parë janë duke u trajtuar pacientët e konfirmuar me koronavirus. Në të dytën ata që janë në pritje të rezultateve si dhe në ndërtesën e tretë po trajtohen pacientët që nuk kanë Covid por sëmundje të tjera e që kanë nevojë për mjekim.
Në të gjithë spitalin e Prizrenit janë 536 shtretër. Nga ky numër 463 shtretër e kanë të instaluar oksigjenimin qendror.
E ky spital asnjëherë deri më tani nuk e ka pasur numrin më të lartë të pacientëve të shtirë për Covid-19. Kjo u bë e ditur nga vet Avdaj.
Ai tha se numrin më të lartë të pacientëve e kishin pasur më 13 gusht, ku të shtrirë kishin qenë 104 pacientë. Ndërkohë, ky rekord u thye pak ditë më parë ky numri i pacientëve të dyshuar apo të konfirmuar me Covid-19 në këtë spital kishte shkuar në 124 pacientë.
E në raportin 24 orësh të IKSHPK-së raportohet edhe për 19 persona të infektuar me Covird 19.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë