Në kuadër të projekteve për Efiqencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtirë të financuar nga një kredi e Qeverisë së Kosovës e të mbështetur nga Banka Botërore, është duke u zbatuar ky projekt edhe në objektet e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
Me këtë investimi do të bëhet izolimi i mureve me stiropor prej 10 cm, do të bëhet suvatimi, izolimi i kulmit të objekteve, riparimet e nevojshme dhe vendosja e fasadës, me ç`rast përveç përfitimeve në zvogëlimin e shpenzimeve të energjisë, Spitali i Përgjithshëm në Pejë po merr edhe pamje krejtësisht të re.
Po ashtu në këtë projekt do të ketë edhe intervenime tjera si: Ngrohja e ujit sanitar me ngrohje solare, vendosja e poqave elektrik LED që kursejnë energji elektrike, zëvendësimi i dritareve aty ku janë ende të vjetra, vendosja e dyerve të reja hyrëse dhe riparimet e nënstacioneve dhe radiatorëve të ngrohjes qendrore.
Ky projekt i qëlluar padyshim që do të ndikoj edhe në reduktimin e shpenzimeve të Spitalit.
Deri më tani janë në përfundim punimet në objektin e Administratës së Spitalit, ndërsa që punimet po vazhdojnë në Bllokun Internistik, ndërsa në muajt e ardhshëm punimet do të bëhen në secilin objekt të Institucionit tonë.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë falënderon të gjithë Institucionet dhe drejtuesit e tyre që ndikuan që ky projekt tepër i rëndësishëm të zbatohet edhe tek ne, dhe ky intervenim padyshim që ndikon në kushtet e punës për personelin dhe pacientët, por dhe në motivimin për ti shërbyer të gjithë qytetarëve në nevojë që kërkojnë mjekim në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...