Në Spitalin e Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, gjatë vitit të kaluar, është shënuar një rritje e ndjeshme e shërbimeve shëndetësore. Kështu kanë bërë të ditur për Radio Kosovën udhëheqësit e spitalit, të cilët thonë se janë arritur rezultate të rëndësishme në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, duke dëshmuar rritje të performancës, efikasitetit dhe përkushtimit profesional, pa lista të pritjes.
Ndonëse përballen me mungesë të stafit shëndetësor dhe funksionojnë vetëm me tre anesteziologë, në Spitalin e Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë gjatë vitit 2025 janë kryer mbi 3 mijë ndërhyrje kirurgjikale, të gjitha pa lista të pritjes. Kështu ka deklaruar për Radio Kosovën drejtori i këtij spitali, Gëzim Berisha, i cili tha se prioritet i tij ka qenë realizimi i të gjitha këtyre shërbimeve pa lista pritjeje për pacientët e Mitrovicës.
“Numri i gjithmbarshëm i ndërhyrjeve kirurgjikale ne spitalin e përgjithshëm “Sam i Haxhibeqiri” në Mitrovicë, është rritur mbi 500 ndërhyrje me shumë se sa vitin paraprak. Ndërsa deri ne fund të vitit 2025 kemi realizuar 3 mijë e 369 ndërhyrje kirurgjikale të gjitha janë kryer pa lista të pritjes. Në spitalin tonë nuk kemi lista të pritjes ne bllokun kirurgjikal ani pse është rritur nr i ndërhyrjeve”, thotë Berisha.
Drejtori i Spitalit, Gëzim Berisha, thotë se sikur të kishin një numër më të madh të anesteziologëve, do të arrinin t’u dilnin në ndihmë edhe pacientëve të tjerë që janë në listat e pritjes në QKUK dhe në spitalet e tjera rajonale.
“Sikurse ne do të kishim edhe dy ose tre anesteziologë më shumë, ne do të mund të merrnim pacient nga spitalet tjera rajonale që janë ne lista të pritjes ose dhe nga QKUK. Por e gjithë kjo do të ishte ë mundur ne qoftë se ne do të kishim numër me te madh të anesteziologëve”, shton ai.
Berisha tutje tha se gjatë vitit të kaluar janë realizuar rreth 12 mijë kontrolle dhe ekzaminime ambulantore. Një tjetër tregues pozitiv gjatë vitit 2025 është edhe rritja e numrit të lindjeve në Shërbimin e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, me gjithsej 118 lindje më shumë krahasuar me vitin paraprak./rtk
Indonezi, të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga...
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë