Zyra për media e Dhomave të Specializuara në Hagë ka konfirmuar për RTK-në se nuk mund të japin detaje për gjendjen shëndetësore të Hashim Thaçit.
Në një përgjigje me shkrim, ata kanë potencuar se kjo vjen si shkak i respektimit të privatësisë së tij.
“Ky është një detyrim ligjor për të mbrojtur të drejtat e tyre. Sipas Rregullores së Paraburgimit të DHSK-së, nxjerrja e të dhënave mjekësore të të paraburgosurve është e mundur vetëm me pëlqimin e tyre paraprak të bazuar në informacion, në përputhje me standardet e BE-së për mbrojtjen e të dhënave”, thuhet në përgjigje me shkrim.
Mirëpo, kjo zyrë ka theksuar se Thaçi po vazhdon aktivitetet ditore në objektin e paraburgimit.
“Megjithatë, do të shtoja se nuk ka qenë e pazakontë që të akuzuarit të mungojnë në seanca gjyqësore individuale kur nuk ndihen mirë ose kanë ankesa të vogla shëndetësore në ditën kur mbahet seanca. Gjithashtu, mund t’ju them se zoti Thaçi tani po merr pjesë në veprimtaritë e rregullta ditore në objektin e paraburgimit”, potencon zyra për media.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër