Kanë mbetur një javë deri në marrjen në intervistave të disa komandantëve e ushtarakëve të lartë të UÇK-së, konkretisht me 14 janë disa nga ta i kanë marr ftesat që të paraqiten në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Me të nisur procedura e intervistimit dhe ngritjes së aktakuzave të para mund të krijohen edhe telashe të pa parashikueshme,.
“Probleme politike e trazira nuk do të ketë, sepse nuk ka ndonjë arsye për këtë, por mund të vije deri tek ndryshimet politike, për shkak se nëse prokuroria akuzon një pjesë të hierarkisë së udhëheqësve të Kosovës, qofshin ata politik e shtetëror, atëherë është e pamundur që dikush të zhvilloi veprimtarinë prej Hagës, tha për “SyriKosova”, avokati Tomë Gashi.
Ai shton se ndryshimet politike bëhen nëpërmjet kutive të votimeve e jo nëpërmjet Gjykatës Speciale.
Sipas tij Gjykata Speciale, është jashtëzakonisht e dëmshme për shqiptarët në përgjithësi e sidomos të Kosovës në veçanti dhe atë për pjesëtarët e UÇK-së. Kjo është një e keqe që ia kemi krijuar vetvetes dhe pa presion të madh.
Kjo gjykatë bënë gjykimin e krimeve vetëm të palës shqiptare e jo edhe asaj serbe që ishte agresor me polici, ushtri e forca paramilitare. Kjo është një gjykatë raciste, e një anshme dhe e dëmshme dhe pasojat tashmë vetëm kanë filluar. 2019 do të jetë vit i Gjykatës Speciale dhe do të ketë turbulence të kohë paskohshme.
Avokati tregoi se deri tash nuk kanë njoftim zyrtar nga Gjykata Speciale se dikush është ftuar dëshmitarë. Të gjithë sipas tij ata që janë ftuar për në Hagë janë të dyshuar dhe janë ftuar që të japin deklaratat e tyre fillestare me 14 janar.
“Të gjithë janë të ftuar në cilësinë e të dyshuarve dhe deri tash nuk ka të ngritur asnjë aktakuzë formale por që do të ketë aktakuza nga prokuroria, pasi gjykata nuk mund të jetë funksionale”, tha avokati Tomë Gashi, për “SyriKosova”.
Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Gjakovë, z...
Aksioni i policisë në ARBK/ Prokuroria jep detaje
Konfirmohet rast i sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubis...
Hamza për tragjedinë në Vjenë: I pikëlluar thellë, ngushëlli...
Guardiola: Të gjithë duan të më shkarkojnë
Kurti: Mbi 5.7 milionë euro investime në xhudo, përgjigje nd...