Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Bashkim Gashi, i cili kishte marrë ftesë që sot të dalë para Zyrës së Prokurorisë Speciale me seli në Hagë, ka refuzuar të paraqitet para këtij organi. OVL-ja ka kërkuar nga Gashi ta pranojë këtë ftesë, me qëllim që të mos rrezikohen edhe të ftuarit tjerë. Ndërkohë para Speciales gjatë këtij muaji do të dalin edhe dy ish-pjesëtarë të UÇK-së, shkruan sot gazeta Zëri.
Pas refuzimit të ftesës së Gjykatës Speciale nga ish-eprori i UÇK-së Remzi Shala, i njohur me nofkën “Molla e kuqe”, edhe një ish-luftëtar tjetër i UÇK-së ka refuzuar ftesën e këtij organi. Bashkim Gashi, i cili ishte luftëtar i UÇK-së në zonën e Suharekës, kishte marrë ftesë që të paraqitet para Prokurorisë Speciale me seli në Hagë, më 24 shtator, por ka vendosur të mos e pranojë këtë thirrje.
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...