Gjykata Speciale ka konfirmuar vizitën në Kosovë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle, tha për Arbresh.info se vizita u lejua për arsye humanitare.
“Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për të takuar babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndryshe, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur sot në Kosovë. Vizita e tij ka ardhur si rezultat i gjendjes së rëndësuar shëndetësore të babait të tij. Arbresh.info mëson se se aktualisht Thaçi ndodhet në ambientet e Klinikës Interne ku është duke u trajtuar babai i tij./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Hashim Thaçi arrin në Kosovë për ta vizituar babanë e sëmurë
Video ku foli për “frizerkat”, Konjufca del me reagim: Asnjë...
Irani: Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sulmi ushtarak
Rama, Kurtit: Pa kurrfarë kontributi, prandaj sulmon figurat...
Arsenali kampion, pas 22 vjetësh
“Ishte krejt hajgare”, Kraki thotë se Konjufca nuk e sulmoi ...
Ministria e Mjedisit nesër prezanton Pakon për Mbeturinat, m...