Ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shalë i njohur si ‘Komandant Topi’, nuk i është lejuar nga Specialja të udhëtojë për në Shqipëri me familjen.
Specialja, përmes një komunikate për media, ka thënë se një udhëtim i tillë është thelbësisht i papajtueshëm me dënimin e shqiptuar dhe se lirimi me kusht nuk duhet të ndërpritet, përveç rasteve kur ka arsye bindëse ligjore ose humanitare.
“Më 23 qershor, Kryetare Trendafilova rrëzoi kërkesën e Haxhi Shalës për të udhëtuar drejt Shqipërisë, për një pushim të shkurtër, ndërkohë që po kryen dënimin sipas kushteve të caktuara për lirimin e tij në Kosovë. Kryetarja konstatoi, ndër të tjera, se ky udhëtim, bie ndesh thelbësisht me dënimin e dhënë dhe lirimi me kusht nuk mund të ndryshohet, në qoftë se nuk është për arsye bindëse ligjore apo humanitare. Në të njëjtën kohë, Kryetarja miratoi kërkesën e tij për të rinovuar letërnjoftimin dhe dokumentet e udhëtimit. Sikurse u tha më lart, H. Shala u lirua me kusht më 2 shkurt 2026 dhe dënimi I tij përfundon më 11 dhjetor 2026”, thuhet në njoftim./rtk
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...