Dita zgjedhore ka kaluar qetë, pa shkelje serioze të procesit zgjedhor, vlerësoi ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski në konferencën për shtyp pas mbylljes së vendvotimeve.
Ai tha se vlerësimi i shtabit operativ është se zgjedhjet kanë kaluar në rend të mirë me disa incidente më të vogla, si hapje me vonesë e vendvotimit dhe tentativa për fotografimin e fletëvotimeve. Sipas Spasovskit, policia ka ngritur 46 padi me shkaqe të ndryshme – për blerje votash, përcjellje të votuesve, fotografim të fletëvotimeve por edhe votim në emër të një personi tjetër.
Gjatë kohës së zgjedhjeve të sotme lokale është regjistruar edhe ndalje të procesit, gjegjësisht 44 raste të ndërprerjes me zgjatje prej 10 deri më 15 minuta.
Spasovski informoi se janë arrestuar 10 persona për shkak të fotografimit të fletëvotimeve, edhe atë në Shkup, Strumicë, Qendër Zhupë dhe kundër tyre janë ngritur proceset e duhura. Ka edhe një arrestim në Shkup për incizizm të paautorizuar.
Ministri Spasovski tha se janë pastruar rastet e dhunës fizike në Sedllarcë të Epërme dhe incidenti në Butel.
“Në ditën e zgjedhjeve, MPB plotësisht u vendos në shërbim të qytetarëve, detyrë e MPB-së ishte të sigurojë kushte që qytetarët të mundin lirshëm dhe pa presione të realizojnë të drejtën e votës”, përfundoi Spasovski./Telegrafi/
Kosova përfshihet në listën e BE-së të vendeve të sigurta të...
KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor
Kurti: 20 milionë euro programi i bursave të mobilitetit për...
Donald Tusk: Pavarësia e Polonisë rrezikohet nëse Ukraina ka...
“Mu errën sytë”, Alba kthehet nga spitali, flet për gjendjen...
Trump “njollos” demokratët: Biden presidenti më i keq, Obama...