Analisti politik, Shkëlzen Maliqi mendon se Spanja nuk do të përfshihet në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Gazetat beogradase raportuan se Madridi zyrtarë ka kërkuar nga vendet e BE-së që të jetë pjesë e këtyre negociatave.
Mirëpo, analisti Maliqi thotë se nuk ka asnjë mundësi që Spanja të bëhet pjesë e dialogut, sepse, sipas tij, nuk ka si te kontribuojë procesit.
“Mediet serbe e bëjnë këtë lajm të rremë sepse shpresojnë se brenda BE-së Spanja mbetet vendi që më së shumti kundërshton marrëveshjen politike Kosovë- Serbi. Ka frike se edhe ajo do te duhej te dialogonte me Kataloninë…”, është shprehur ai.
Megjithatë, Maliqi apeloi mediet kosovare që të kenë kujdes dhe mos bijnë në grackat e propagandave të Beogradit. Ndërkohë, për përfundimin e bisedimeve, ai thotë se sipas agjendës se BE dhe SHBA dialogu duhet te përfundoje me marrëveshje obligative.
“… deri ne fund të vitit ose në pranverë të vitit 2019 do të kemi marrëveshjen finale”, është shprehur ai.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...