Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka mbajtur konferencë për medie me rastin e përfundimit të sezonit auditues 2022/23 dhe publikimit të rezultateve të auditimit për këtë periudhë kohore.
Me këtë rast, Spanca ka deklaruar se gjatë vitit 2022 kanë planifikuar kryerjen e 134 auditimeve në fusha te ndryshme.
Mirëpo sipas saj, në komunat veriore për shkak të situatës së krijuar, nuk kanë mundur të zhvillojnë auditim.
Ndërsa, ajo është shprehur se kanë dhënë 768 rekomandime për institucionet në mënyrë që të njëjtat të përmirësojnë menaxhimin financiar dhe kontrollin.
“Prej 91 auditimeve, 51 i takojnë institucioneve qendrore, 34 institucioneve lokale, 12 ndërmarrjeve publike. Për të përmirësuar menaxhimin financiar dhe kontrollin, në auditimet tona të popullsisë për vitin 2022 kemi dhënë gjithsej 768 rekomandime. Krahasuar me vitin e kaluar janë 134 rekomandime më pak. Në vitin 2021 ishin dhënë 902 rekomandime”, ka shtuar ajo.
Spanca ka thënë se krahasuar me një vit më parë(2021), cilësia e raportimit financiar është përmirësuar./rtk
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve