Sot do të vendoset nëse do të mbahen zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Podujevës, pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Kosovë, ata do të mblidhen për të marrë një vendim nëse do të mbahen ose jo zgjedhjet e caktuara të dielën për kryetar të Komunës së Podujevës .
“Do të takohemi dhe do ta shqyrtojmë situatën përsëri dhe do ta konfirmojnë se a do të mbahen ose jo. Do t’i njoftojmë qytetarët e Podujevës dhe ata që do të jenë ditën e diel të angazhuar lidhur me zgjedhjet”, ka thënë Daka.
Sipas saj, ky proces duhet të mbahet ashtu siç është caktuar – më 15 mars.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës