Vazhdon sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Seanca e pestë fillon nga ora 10:00 ndërsa punimet kanë ngelur tek zgjedhja e kryekuvendarit.
E propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu në dy tentimet e para nuk mori votat e mjaftueshme për këtë post.
Ndërsa për herën e tret, e njëjta nuk është hedhur fare në votim për shkak të mungesës së numrave.
Lëvizja Vetëvendosje ritheksoi se nuk kanë kandidat tjetër për kryekuvendar, përveç Albulena Haxhiut. Madje, deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, kërkoi marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit, mirëpo deri më tani nuk ka sinjale për ndonjë marrëveshje të mundshme mes subjekteve politike./Arbresh.info
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...