Varrimi i policit të vrarë dje në veri nga bandat kriminale serbe, Afrim Bunjakut do të bëhet sot.
Varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Samadrexhë, nga ora 16:00
Kështu ka bërë të ditur faqja e fshatit, Samadrexha të Vushtrrisë.
Faqja e fshatit, Samadrexha të Vushtrrisë, ka treguar se varrimi i policit të vrarë në Polici të Kosovës, Afrim Bunjakut do të bëhet të hënën në ora 16:00.
”Nesër nga ora 16:00 bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, Heroit, Afrim Bunjaku I njoftojmë të gjithë bashkëvendësit dhe të gjithë popullin e Kosovës se nesër, ditë e hënë, nga ora, 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë, me nderime shtetërore, do të bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, bashkëvendasi ynë, Heroi, Afrim Bunjaku”, thuhet në njoftim që u bë publik dje./Arbresh.info/
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr
Një tjetër humbje për Iranin: Këshilltar i lartë i udhëheqës...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...