Sot është mbajtur ceremonia e certifikimit të zyrtarëve të njësiteve elite të Policisë së Kosovës, përkatësisht Njësitit Special Intervenues (NJSI) dhe Njësisë Speciale Operative (NJSO).
Në njoftimin e PK-së thuhet se kjo ceremoni u realizua pas një trajnimi profesional mjaft sfidues për zyrtarët policorë, por edhe motivues për të gjithë ata që arritën sot ditën e certifikimit, përfshirë edhe certifikimin e instruktorëve trajnues.
“Në ceremoni, zyrtarëve policorë me nga një fjalë rasti iu drejtuan ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, dhe Kimberly Riffe, nga ICITAP-i amerikan, të cilët vlerësuan lart arritjet profesionale të zyrtarëve policorë si dhe i uruan me rastin e certifikimit dhe bashkëngjitjes së tyre me njësitet elitare të PK-së”, thuhet në njoftim.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...