Sot shënohet 26-vjetori i themelimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), një strukturë që u krijua si rezultat i marrëveshjes së Kumanovës dhe pajtimit të arritur në Rambuje.
Kjo marrëveshje parashihte çarmatimin e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe transformimin e saj në një forcë civile me mandat të kufizuar, TMK-në.
Pas hyrjes së trupave të NATO-s (KFOR) në Kosovë në qershor të vitit 1999, filloi procesi i transformimit të UÇK-së, i cili u përmbyll në vitin 2000 me themelimin zyrtar të TMK-së. Në krye të saj u emërua Gjeneral-lejtnant Agim Çeku.
Sipas mandatit të dhënë në atë kohë, TMK-ja kishte përgjegjësi të tilla si ndërhyrja në raste të katastrofave natyrore, ofrimi i ndihmës humanitare, pastrimi i zonave të minuara dhe mbështetja e rindërtimit pas luftës.
Kjo forcë u ngrit në një kohë kur edhe institucionet e para të Kosovës po fillonin të organizoheshin, ndonëse në kushte të vështira dhe me burime të kufizuara./Arbresh.info
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë