Sot pritet të dalin para Gjykatës Themelore në Pejë tri infermieret që dyshohen se kanë keqtrajtuar të moshuarën në strehimoren “Orenda” në Pejë.
Zëdhënësja e Gjykatës, Tringa Zhuti, për Arbresh.info tha se seanca do mbahet sot në ora 10:00.
“Seanca fillestare është caktuar të mbahet sot në ora 10:00”, tha Zhuti për Arbresh.info.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj tri të pandehurave me inicialet A.P., A.R., dhe R.K., të dyshuara për këtë rast.
Sipas aktakuzës, tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje kanë përdorur forcë ndaj të moshuarës, e cila ishte e vendosur në ketë strehimore.
Ndryshe, më 2 nëntor të vitit 2022, një video është publikuar në rrjetet sociale duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare në shtëpinë e pleqve “Orenda”, në Pejë.
“Kuku”, bërtet një e moshuar e cila është zënë peng nga një vajzë – që nga veshja dukej se ishte punonjëse e institucionit për të moshuar.
Por, britmat janë krejtësisht të kota sepse e reja pamëshirshëm vazhdonte ta godiste.
“Çka po sillka more”, thotë një tjetër vajzë që xhironte dhunën që po ushtrohej brutalisht.
Në videon e publikuar vajza s’pushon së godituri, derisa e moshuara dëshpërimisht kërkon t’i ikën.
“Pak jom t’u ia hi, qysh di me sill unë, pak jom t’u ia hi”, inkurajohet dhunuesja tashmë e arrestuar nga policia e Kosovës për sulm fizik./Arbresh.info/
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...