Mbetjet mortore të dhjetë viktimave të luftës, të cilat ishin në Listën e Personave të Zhdukur dhe që u identifikuan së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga varreza masive në Bishtazhin, do të rivarrosen sot.
Kështu ka njoftuar Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, i cili ka theksuar se data 4 prill është zgjedhur në përvjetorin e Masakrës së Kralanit, në përputhje me kërkesat e familjarëve të viktimave.
Nga ora 12:00 deri në orën 13:00 do të bëhen homazhe në Sallën e Sporteve “Adem Jashari”, Klinë.
Në orën 13:00 do të mbahet Aakademia Përkujtimore, po ashtu në Sallën e Sporteve në këtë qytet.
Ndërsa nga ora 14:30, siç është bërë e ditur, do të mbahet ceremonia e rivarrimit në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë të viktimave Adem Gashi, Sahit Gashi, Bekim Hasani, Sheremet Ismajli, Osman Fejza, Shkelzen Hajdaraj e Bekim Gashi.
Ndërkohë, nga ora 16:30 në varrezat në Jashanicë të Klinës do të bëhet ceremonia e rivarrimit të Mentor Myrtajt.
Ceremoni rivarrimi do të ketë edhe në Malishevë. Aty do të bëhet rivarrimi i viktimës së luftës Vehbi Halilaj.
Paraprakisht do të bëhen homazhe në Shkollën “Petro Nini Luarasi”, në fshatin Llapqevë, e më pas edhe ceremonia e rivarrimit po në këtë fshat nga ora 14:00.
Ndërkohë, rivarrimi i viktimës së luftës Mentor Kryeziu do të bëhet në varrezat e fshatit Bubavec nga ora 16:30, por para kësaj do të ketë homazhe në Odën e Fshatit.
Ndërsa, siç ka bërë të ditur komisioni, rivarrimi i mbetjeve mortore të viktimës Sabedin Kryeziu, është organizuar më 21 mars 2025 në varrezat e fshatit Mleqan të Malishevës.
Derisa u kanë shprehur ngushëllime familjeve, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur thonë se mbeten të përkushtuar në zbardhjen e fatit te të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku