Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thirrur ministrat sot në një mbledhje për të shqyrtuar 11 pika të rendit të ditës.
Mbledhja e qeverisë do të mbahet në orën 14:00.
Sipas rendit të ditës të siguruar nga arbresh.info, aty pritet të merret vendim për Shoqatën e të Burgosurve Politik të Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për vitin 2020.
Një vendim tjetër që pritet të merret ka të bëjë me një kërkesë të Komunës së Bujanocit për ndarjen e mjeteve financiare për realizimin e projektit “Aftësimi profesional të të rinjve të Komunës së Bujanocit”./arbresh.info/
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu