Forumi Ekonomik i Grave ka ftuar të gjithë prindërit, vajzat, djemtë, burrat e gratë, që t’i bashkohen protestës paqësore, e cila mbahet sot në ora 16:30, përpara ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Forumi thekson se pas vendimit për të hequr Ligjin për Punën nga Kalendari Legjislativ, pavarësisht kërkesave dhe reagimeve të shumta nga grupet e interesit, është e qartë se premtimet e qeverisë kanë mbetur fjalë boshe.
“Ligji për Punën është jetik për avancimin e barazisë gjinore dhe përmirësimin e kushteve të punës në vend. Aktualisht, vetëm 2 në 10 gra janë të punësuara, dhe shumë prej tyre detyrohen të punojnë në kushte të pasigurta, pa mbrojtje dhe pa të drejta themelore të punës. Ligji ekzistues diskriminon gratë dhe burrat njësoj—gratë për shkak të përgjegjësive të lejes së lehonisë, dhe burrat për shkak të mungesës së të drejtave për t’u kujdesur për fëmijët e tyre”, thuhet në reagimin e forumit.
Ky forum kërkon që qeveria të publikojë për diskutim Projektligjin e ri dhe të zhvillojë konsultime me të gjitha palët e interesuara.
“Nuk do të pranojmë më justifikime dhe vonesa”, thuhet në reagim./rtk
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?