Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, organizon sot protestë gjithëpopullore me moton ‘nuk ka paqe pa sigurinë e grave’.
“Ju njoftojmë se këtë të marte, 5 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00, ne thërrasim protestë gjithëpopullore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare!”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, kjo protestë vjen pas vrasjes së 30-vjeçares, Liridona Ademaj nga bashkëshorti i saj Naim Murseli në Prishtinë.
Liridona është rivarrosur dje në fshatin e saj të lindjes Rracaj të Gjakovës./Arbresh.info
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...