u.d Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se gjatë ditës së sotme pritet të mbahen edhe tri seanca shtesë.
“Sot kemi paraqitur kërkesën për dy kandidatura për presidentin e Kosovës. E para është Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, që të dy kërkesat janë protokolluar. Pritet të shkohet në dy leximet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256, dhe më pas në bazë të afatit kohor do të mbahet edhe seanca për zgjedhjen e presidentit”, shprehet Kusari-Lila.
Sipas saj, në rast të dështimit vendi do të shkojë në zgjedhje të reja./arbresh.info/
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos
Kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë, shtetasi i Kosovës...
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...