Procesi i përsëritur gjyqësor kundër liderit të Iniciativës Qytetare ‘SDP’ Oliver Ivanoviq, do të fillojë sot në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti, pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila anuloi aktvendimin e shkallës së parë sipas të cilit Ivanoviq u dënua me 9 vjet burgim për krime lufte.
Ky proces është paraparë deri në fund të qershorit, ku pritet të mbahen gjithsej 12 seanca gjyqësore, pas së cilave do të pasojë pushimi veror.
Ivanoviq, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak, ishte arestuar më 27 janar 2014, ndërsa janë dëgjuar më shumë se 80 dëshmitarë gjatë procesit gjyqësor të shkallës së parë që ka zgjatur më shumë se një vit.
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...