Sot besimtarët mysliman kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, gjatë ditës së djeshme ka uruar beismtarët e fesë islame me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
Ai ka bërë thirrje për lutje, falje e respekt të ndërsjellë.
“Muaji Ramazan është një ibadet që bëhet në emër të Zotit, dhe për besimtarët shënon edhe muajin e shtimit të ibadeteve, faljes së namazeve shtesë, bërjes më shumë lutje e dua, ndjesisë ndaj fëmijëve, skamnorëve, jetimëve dhe njerzëve në nevojë. Gjatë ditëve dhe netëve të Ramazanit, shtëpitë tona, rrugët e xhamitë tona gjallërohen e mbushen plot gëzim, rahmet e begati, sepse vetë agjërimi e bënë besimtarin më të qetë, e fisnikëron dhe e bënë më dorëlirë e më solidarë. Muaji Ramazan, si asnjë muaj tjetër na afron me familjen e farefisin rreth sofrës së iftarit – moment ky që është i veçantë e në të cilin ka shumë bereqete dhe shumë dashuri. Po ashtu, gjatë këtij muaji jemi më pranë dhe në mbështetje të njëri-tjetrit”, ka thënë Tërnava.
Po ashtu ai uron mbarësi e shëndet, që muajin e madhëruar të Ramazanit ta përjetojmë me të gjitha mirësitë e begatitë e tij!
“E lus të Madhin Zot që të na lehtësojë agjërimin dhe të na fisnikërojë me moralin dhe etikën e Ramazanit.Urime të gjithëve muaji Ramazan!”, thuhet në urimin e Tërnavës. /Arbresh.info/
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...