Nga data 21 deri 23 tetor 2022, me iniciativë të Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, organizohet edicioni i parë i Forumit të grave për paqe dhe siguri në Republikën e Kosovës.
Për të mundësuar mbarëvajtjen e këtij evenimenti janë parapare planifikime operacionale nga Policia e Kosovës, duke filluar nga sot datë 21 tetor 2022 ku pritet të vijnë personalitete nga vende të ndryshme si dhe me datë 22 tetor ku mbahet evenimenti kryesor, e deri në përfundim me datë 23 tetor 2022.
Përgjatë këtyre dy-tri ditëve, mund të ketë qarkullim më të intensifikuar të pjesëmarrësve dhe automjeteve në lokacione të caktuara dhe njoftojmë opinionin se mund të ketë bllokim të përkohshëm të disa rrugëve, prandaj për të mundësuar qarkullim dhe riorientim në trafik do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante.
Policia e Kosovës me këtë rast kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik. /arbresh.info/
Orët vendimtare: Zgjedhje e presidentit apo zgjedhje të reja
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Lëkundje tërmeti në Itali, epiqendra pranë Sicilisë
Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, dy shoferë ndëshko...
Irani godet bazën ajrore amerikane në Katar
Përleshje mes dy personave në Fushë-Kosovë pas një mosmarrëv...