Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të nis procesi i dezinsektimit në hapësirat publike të kryeqytetit, me qëllim të reduktimit të insekteve dhe mbrojtjes së shëndetit publik.
Procesi do të fillojë në orën 20:00 dhe do të zhvillohet sipas një plani dinamik të operimit. Sipas njoftimit, më 18 dhe 19 qershor do të bëhet edhe hedhja e larvicideve, duke filluar nga ora 09:00 në të dyja ditët.
“Ndërkohë, hedhja e larvicideve do të bëhet më 18.06.2025 dhe 19.06.2025, duke filluar nga ora 09:00, sipas planit dinamik të operimit. Ju lutemi për mirëkuptim në rast të ndryshimeve eventuale në orar apo data, pasi aktivitetet varen nga kushtet atmosferike”, thuhet në njoftim.
Lagjet të cilat do të dezinsektohen sot janë Ulpiana, Dardania, qytetëza Pejton – Lakrishte, Arbëria, Shkabaj, Zona Industriale – Adem Jashari.
Si të veproni gjatë tërmetit? Autoritetet dalin me rekomandi...
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Kanada, 9 të vdek...
Gjykimi në Hagë, sot deklaratën përmbyllëse e bënë mbrojtja ...
Kuvendi mblidhet sot për konstituimin e legjislaturës së dhj...
Moti të mërkurën: Vranësira të shpeshta dhe reshje lokale sh...
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...