Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, në rend dite ka shqyrtimin e raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshim plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre, formimin e Grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Për administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, formimin e grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Kodit i Drejtësisë për të Mitur dhe formimin e Grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.
Kurse Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, do të bëjë shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, me amendamente të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.
Ndërkaq Komisioni për Integrime Evropiane, do të bëjë shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...