Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahen këto komisione parlamentare
Nga ora 11:00 do të fillojë Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mbanë dëgjim publik mbi sfidat në zbatim të legjislacionit nga institucionet ligjzbatuese dhe ndërmarrjet publike në sektorin e shërbimeve të ujit. Dëgjimi është i mbyllur.
Komisioni për Integrime Evropiane fillon me shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve në ora 11:00, që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Ndërkaq, në ora 11:00 Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin me rekomandime të Komisionit Funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimi e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, etj./Arbresh.info/
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...