Sot mbahet seanca e radhës ndaj Ekrem Bajroviqit, i akuzuar për krime lufte

07:55 | 3 Korrik 2026
E.K

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviqit, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë.

Seanca është caktuar të nisë në orën 10:00, ku pritet të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor me paraqitjen e qëndrimeve të palëve, administrimin e provave dhe zhvillimin e procedurave të tjera, në përputhje me fazën në të cilën ndodhet procesi.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Bajroviq akuzohet për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile gjatë periudhës së konfliktit në Kosovë.

Procesi gjyqësor ndaj tij po zhvillohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.