Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se sot do të mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të dytë të Forumit Ulpiana i cili do të zhvillohet në Prishtinë nga data 10 – 12 dhjetor 2024, ku do të jenë të pranishëm përfaqësues nga më shumë se tridhjetë shtete.
Sipas njoftimit, ceremonia e hapjes do të mbahet duke filluar nga ora 17:00, në objektin e Pallatit të Rinisë, salla Atelea, shkruan Arbresh.info.
Në hapje të këtij edicioni merr pjesë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz dhe Drejtori nga ANU Migration Hub, Alan Gamlen, të cilët do të mbajnë fjalë rasti./Arbresh.info/
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër
Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut
Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...