Bjellorusët do ta zgjedhin sot përbërjen e re të kuvendit. Favoritë për numrin më të madh të ulëseve janë përkrahësit e presidentit Alyaksandr Lukashenka, ndonëse në garë po marrin pjesë edhe shumë kandidatë nga partitë opozitare.
Këto zgjedhje po mbahen në kohën kur vendi i Evropës Lindore ndodhet në një udhëkryq të madh politik. Moska po i bën presion Minskut për bashkëpunim më të ngushtë ushtarak dhe ekonomik, duke e shtyrë presidentin që t’i rrezikojë lidhjet me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Kinën.
Lideri bjellorus, i cili e ka udhëhequr shtetin me rreth 9.5 milionë banorë për 25 vjet, do të përballet me zgjedhje presidenciale në vitin e ardhshëm në kohën kur të gjithë po pyesin se edhe sa kohë do të zgjasë pushteti i tij autoritar.
Më shumë se 500 kandidatë do të garojnë për një ulëse në Kuvendin Kombëtar që ka vend për 110 deputetë. Më shumë se 200 kandidatëve të tjerë, shumica e të cilëve vinin nga partitë opozitare, u është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje me arsyetimin se nuk kanë siguruar numër të mjaftueshëm të nënshkrimeve valide.
Këto zgjedhje do të vëzhgohen nga OSBE-ja, e cila në vitin 2016 kishte thënë se gara e kaluar është përcjellë me disa parregullsi dhe me mungesë të transparencës, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...