Qytetarët e Republikës së Kosovës sot do të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të zgjedhjes së një kandidati për kryeministër në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që nga periudha e shpalljes së pavarësisë.
Numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 2.075.868 votues, prej të cilëve 1.970.944 votues janë votues që i takojnë Listës Votuese brenda Kosovës dhe 104.924 votues janë pjesë e Listës Votuese jashtë Kosovës.
Numri i votuesve të rinj që do të mund të votojnë për herë të parë është 125.852.
Periudha e votimit jashtë Kosovës ka filluar më 9 janar dhe ka mbaruar të shtunën, më 8 shkurt.
Janë gjithsej 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë të certifikuar nga KQZ-ja do të jenë pjesë e garës zgjedhore.
Në mesin e 28 subjekteve politike janë 20 parti politike, pesë koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Në mesin e këtyre subjekteve, përpos partive shqiptare, marrin pjesë edhe subjekte politike nga komuniteti serb, turk, boshnjak dhe komunitete të tjera më të vogla në vend.
Numri i qendrave të votimit të cilat do të hapen më 9 shkurt 2025 është 941, prej të cilave 903 për votimin e rregullt, me gjithsej 2.533 vendvotime, dhe 38 qendra të votimit për votimin me kusht (nga një për çdo komunë), me gjithsej 56 vendvotime.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve, qytetarët me të drejtë vote kanë mundësinë që në këto zgjedhje parlamentare të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë, ndryshe nga votimet e kaluara kur mundësia ishte të zgjidheshin vetëm deri në pesë kandidatë.
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit do të monitorohen edhe nga mbi 100 vëzhgues të Bashkimit Evropian, të cilët vijnë nga 18 vende të ndryshme të BE-së, me qëllim të “ruajtjes së standardeve demokratike”, me ftesë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani./Arbresh.info
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale
OEK dorëzon kallëzimin penal ndaj ZRrE-së për dëmtim të bizn...
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm